Klark, Uoker e Kushner, dëshmitarë të Thaçit

Klark, Uoker e Kushner, dëshmitarë të Thaçit

Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një mocioni të dërguar gjykatësit të procedurës paraprake, ka treguar se janë tetë dëshmitarë ndërkombëtarë që planifikon të ftojë në gjykimin pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Mbrojtja po kërkon që dëshmitë e këtyre dëshmitarëve të mund të “ruhen” para se të nisë gjykimi.

Në listën e prezantuar të dëshmitarëve përfshihen: Uesli Klark, Uilliam Uoker, Bernard Kushner, Dan Everts, Majkëll Durkii, Xhok Kovej dhe Stiv Benet. Në këtë listë është edhe një dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, emri dhe të dhënat e të cilit janë të redaktuara. Mbrojtja tha se këta dëshmitarë mund të ofrojnë dëshmitë e tyre para se të nisë gjykimi dhe se dhënia e këtyre dëshmive mund të “vëzhgohet” edhe nga Paneli Gjykues. Thaçi, si ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me ish-eprorët e tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button