Borrell: Versioni i fundit i planit franko-gjerman i është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë

Borrell: Versioni i fundit i planit franko-gjerman i është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka bërë të ditur se versioni i fundit i propozimit franko-gjerman i është dërguar dje Kosovës dhe Serbisë. Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Borrell u bëri apel të dyja palëve që të angazhohen seriozisht në këtë propozim, pasi siç tha ai, është momenti i një mundësie të madhe.

Ai nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen.

“Dialogu Prishtinë-Beograd. Ky është një moment i rëndësishëm në lidhje me negociatat Serbi- Kosovë. Marrëveshja për targat ka përfunduar. Palët të angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin e hedhur në tryezë me mbështetjen e Gjermanisë e Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje dhe janë ata që duhet të nisin diskutimet serioze sepse është një moment ku ka mundësi të madhe. Nuk e ndaj dot përmbajtjen e dokumentit. Është koha për të punuar me shpejtësi”, tha Borrell, teksa u shpreh optimist për një fund të suksesshëm të këtij dialogu.

Ai foli edhe për një fond prej 10 milionë eurosh për fushatën e çminimit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërkohë që theksoi edhe mbështetjen ndaj Shqipërisë për krizën energjetike dhe sulmet kibernetike.

“Kjo është ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, është samiti i parë me BE që ndodh në Ballkanin Perëndimor. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur për të përballur pasojat e luftës, çmimet e energjisë. Do të mbështesim familjet. Shqipëria është goditur nga sulmet kibernetike, i kam ofruar mbështetje, ekspertët tanë janë këtu për ta ndihmuar Shqipërinë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button