Borusia Dortmundi fituese e Grupit F, Lacio i dyti

Borusia Dortmund është fituese e Grupit F në Ligën e Kampionëve, pasi që ka mundur 2-1 në transfertë skuadrë e Zenitit, që u ndal në vendin e fundit. Gjermanët, që e kishin siguruar kualifikimin në raundin pasardhës, por jo vendin e parë në grup, kanë kaluar në disavantazh në minutën e 16-të pas një goli të Driussi-t. Reagimi i ekipit të Favres ka ardhur në pjesën e dytë. Pishçek ka barazuar në të 68-ën dhe Vitsel ka shënuar golin e fitore në të 78-ën, për 2-1.

Vendi i dytë në grup i takon Lacios, që ka barazuar 2-2 në shtëpi kundër Brizhit, që e ka mbyllur grupin në vendin e tretë. Italianët kanë shënuar shumë shpejt me Korea-n në minutën e 12-të, por miqtë janë kundërpërgjigjur tri minuta më vonë me Vormer, edhe falë një gabimi të Reina-s. Imobile ka kthyer në avantazh bardhekaltrit me një penallti në minutën e 27-të dhe situata është përkeqësuar për belgët në të 39-ën, kur Sobol ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë ekipin me 10 lojtarë. Pavarësisht inferioritetit numerik, Brizhi ka arritur të barazojë në të 76-ën me Vanaka-n, por nuk ka arritur të gjejë golin e fitores që do t’i kishte dhuruar kualifikimin ekipit të Klementit.

LEXO EDHE:

Back to top button