Interi merr lajmin “pozitiv” para sfidës me Shakhtarin

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi përmes postimit të tij në “Instagram” duket se i qetëson tifozët për praninë e tij në ndeshjen kundër Shakhtar Donjetsk, vendimtare për të ardhmen e ekipit të Antonio Kontes në Ligën e Kampionëve.

Sensi nuk kishte luajtur kundër Bolonjas në kampionat sepse ishte përcaktuar jo i gatshëm nga trajneri i cili sidoqoftë, për shkak të mungesës së Vidalit dhe Barellas, mund ta fuste atë nga minuta e parë.

“Gati për të nisur” është mesazhi i mesfushorit, i cili është kështu një kandidat për një fanellë startuese.

LEXO EDHE:

Back to top button