Bosi më i madh i drogës, kishte lidhje me kriminelët në Ballkan

Njëri prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Kolumbi, Dario Antonio Usuga, i njohur ndryshe si “Otoniel”, është i lidhur me kriminelët në Ballkan, shkruan e përditshmja kolumbiane “Semana”. Lajmi i arrestimit të liderit të kartelit të dhunshëm Clan del Golfo bëri shumë shpejt xhiron e botës, dhe duke cituar të dhënat e policisë lokale, gazeta tregon lidhjet e tij me trafikantët ballkanas.

”Me qëllimin ta shtrinte sa më shumë rrjetin e tij të tregtisë së paligjshme të narkotikëve, Otoniel kishte krijuar lidhje ndërkombëtare në Panama, Meksikë, Republikën Domenikane, Belgjikë e Ballkan”, thotë “Semana”.

Otoniel u prangos në xhungël, gjatë një operacioni të përbashkët të ushtrisë, forcave ajrore dhe policisë.

Qeveria vendase kishte ofruar 800,000 dollarë shpërblim për informacionet rreth vendndodhjes së tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara kishin vendosur mbi kokën e kryetrafikantit një shpërblim prej pesë milionësh.

Presidenti kolumbian Iván Duque e përshkroi kapjen e tij si “goditjen më të madhe kundër trafikimit të drogës në vend prej dekadash”.

“Kjo goditje mund të krahasohet vetëm me rënien e Pablo Escobarit në vitet 90”, ka thënë ai.

Sipas shefit të policisë, Jorge Vargas, lëvizjet e Otoniel që nuk përdorte as celular për të mos u gjurmuar, u diktuan përmes imazheve satelitore.

Në përpjekjet për gjetjen e 50-vjeçarit u përfshinë edhe agjenci të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button