Bostoni, i fundit në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore

Bostoni është ekipi i fundit gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics triumfoi 128-120 ndaj Atlanta-s, duke fituar 4-2 serinë e takimeve çerekfinale.

Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur në fundin e saj. Atlanta nuk përfitoi nga faktori fushë për të fituar këtë ndeshje edhe pse të gjithë titullarët e saj realizuan mbi 10 pikë (Tre Jang me 30 pikë më i miri). Për Bostonin u dalluan Braun me 32 pikë e Tatum me 30, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Në gjysmëfinale, Bostoni do të luajë ndaj Filadelfian dhe ka faktorin fushë në favor. Në Perëndim janë ende për t’u përcaktuar dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste.

 

Konf.Lindje, Play off-Çerekfinale

Philadelphia – Brooklyn, (4-0)

Boston – Atlanta, 128-120 (4-2)

Cleveland – New York, (1-4)

Milwaukee – Miami, (1-4)

 

Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia

New York – Miami

 

Konf.Perëndim, Play off-Çerekfinale

Sacramento – Golden State, (2-3)

Memphis – Lakers, (2-3)

Phoenix – Clippers, (4-1)

Denver – Minnesota, (4-1)

 

Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix,

 

LEXO EDHE:

Back to top button