Erik Ten Hag, gati 45 mln euro për yllin e Ajaksit

Trajneri i Man. Junajteit, Erik Ten Hag, po planifikon t’i marrë Ajaks-it mesfushorin Mohamed Kudus.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Ten Hag dëshiron që ta ketë me patjetër në skuadër ganezin, një dëshirë e vjetër kjo, pasi edhe verën e kaluar e tentoi, por tratativat dështuan.

Një vit më pas, “Djajtë e Kuq” janë gati të rishikojnë rastin e 22-vjeçarit, vlera e kartonit të të cilit shkon në 30 milionë euro aktualisht. Për të mundur konkurrencën “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i paguajnë Ajaks-it një tarifë prej 45 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button