Bostoni lider në NBA, Denveri pëson disfatë në sekondat e fundit

Skuadra e Bostonit konfirmon lidershipin e tij në NBA, duke fituar 130-104 ndaj Uashingtonit dhe mbetet skuadra e vetme me mbi 50 fitore këtë sezon. Seltiks bënë një tjetër ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum dhe Hauser, me nga 30 pikë secili.

Dallasi mundi 107-105 Denverin në fushën e tij, ku protagonist ishte Luka Donçiç, që realizoi 37 pikë e 10 kërcime. Mirë u paraqit edhe Irving me 24 pikë, ndërsa për kampionët u dallua Marrej me 23 pikë, por zhgënjeu Jokiç.

Pa probleme fiton Milluoki, që mundi 140-129 Feniksin, ndeshje Lillard e Portis realizuan nga 31 pikë secili për Baks. Pas kohës shtesë fiton ekipi i San Antonio, që mundi 122-115 Bruklini, me Venbanjama-n protagonist, autor i 33 pikëve e 15 kërcimeve.

Fitore të vështirë jashtë fushe korri Majami, që falë 30 pikëve të  Robinsonit mundi 104-101 Detroitin. Zhgënjen skuadra e LA Klipers, që u mund 110-93 në fushën e saj nga Atlanta. Për miqtë u dallua Murray me 21 pikë.

NBA-REZULTATET

Miluoki – Feniks, 140-129

Detroit – Majami, 101-104

Dallasi – Denveri, 107-105

Uashingtoni – Bostoni, 104-130

Orlando – Toronto, 111-96

San Antonio – Bruklin 122-115

LA Klipers – Atlanta, 93-110

LEXO EDHE:

Back to top button