Bota politike evropiane reagon për vdekjen e Sassolit

Lajmi për vdekjen e parakohshme të presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli solli reagimin e botës politike evropiane si dhe gjithë aktorëve politikë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

”Jam thellësisht e pikëlluar nga vdekja e një evropiani dhe italiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i pasionuar, një president i jashtëzakonshëm i Parlamentit Evropian dhe mbi të gjitha një mik i shtrenjtë”.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell

”Humbja e David Sassolit është një dhimbje e madhe. Ne humbëm një politikan me vlera por mbi të gjitha një mik, një njeri që ia ka kushtuar jetën shërbimit të të tjerëve, fillimisht në gazetari e më pas në institucione si president i Parlamentit Europian”.

Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg
”U pikëllova pa masë për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, një zë i fortë për demokracinë dhe bashkëpunimin BE-NATO. Ngushëllimet e mia të përzemërta”.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

”Jam thellësisht e trishtuar nga vdekja e presidentit David Sassoli. Davidi ishte i përkushtuar për Evropën dhe gjithmonë ka vënë njerëzit në radhë të parë. Mendimet e mia shkojnë tek familja, miqtë dhe kolegët ndërsa vajtojmë këtë humbje të madhe”.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel
”I trishtuar për vdekjen e David Sassoli. Një evropian i sinqertë dhe i pasionuar. Ngrohtësia e tij njerëzore, bujaria, gjallëria dhe buzëqeshja e tij tashmë mungojnë”./ ATA

LEXO EDHE:

Back to top button