Botërori 2026 mbyllet me triumfin e Spanjës

Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti Argjentinën me rezultatin 1 me 0 pas kohës shtesë në finalen e madhe të Kupës së Botës, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit. Ferran Torres, në minutën e 106-të i dha Spanjës golin e fitores dhe titullin botëror. Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e çmimeve individuale për futbollistët më të dalluar. Rodri u shpall Lojtari më i mirë. Një tjetër çmim për kampionët e botës shkoi për Pau Cubarsin, i cili u zgjodh Lojtari më i mirë i ri i Kupës së Botës. Edhe çmimi për Portierin më të mirë përfundoi në duart e një futbollisti spanjoll. Unai Simon u vlerësua si gardiani më i mirë i Botërorit. Ndërkohë, Kilian Mbape i Francës fitoi Këpucën e Artë, pasi e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me 10 gola./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button