VIDEO / Brazili “demolon” Uruguain, Argjentina mund Peru-n

Kombëtarja e Brazilit ka arritur të mposht Uruguain në shtëpi me rezultat bindës 4-1.  Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 10′ përmes Nejmarit. Brazili vazhdoi me dominim dhe në min e 18′ dyfishuan epërsinë me golin e Rafinjas në min e 18′. Edhe në pjesën e dytë Brazili ishte më e mirë dhe ishte sërish Raphinha që realizoi në min e 58′ për 3-0. Uruguai arriti të ngushtojë rezultatin në min e 77′ përmes Luis Suarezit. Kurse rezultatin përfundimtarë 4-1 e vulosi Gabriel Barbosa me golin e tij në min e 83.

Me këtë fitore tani Brazili ka 31 pikë në pozitën e parë, kurse Uruguai është në vendin e pestë me 16 sosh.

 

 

Në anën tjetër Argjentina ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 kundër Perusë. Vendimtarë ishte Lautaro Martinez me golin e tij në min e 43′. Argjentina ka 25 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Peruja është e nënta me 11 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button