" "
Braziliani Fernandinho ka vazhduar kontratën me Man. Sitin për një sezon tjetër, deri në qershor të vitit 2022. Lajmi u konfirmua nga kampioni i Anglisë.
“Në kokën time dhe në mendjen time, puna nuk ka mbaruar ende. Kjo është arsyeja pse unë vendosa të qëndroj këtu edhe një vit. Do të përpiqem të ndihmoj ekipin të arrijë objektivin. Nga këndvështrimi im, them se mund t’ia dalim, ekzistojnë hapësira për t’u përmirësuar dhe arritur objektivat,” u shpreh mesfushori 36-vjeçar, i cili mbërriti në Mançester në vitin 2013 nga Shakhtar Donetsk.








