De Bryjne dhe Hazard, mungesat e “sigurta” ndaj Italisë

" "

Mesfushori i Man. Sitit, Kevin De Brujne dhe sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard, do të jenë dy mungesat e Belgjikës për ndeshjen çerekfinales kundër Italisë. Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez e ka konfirmuar që De Brujne dhe Hazard, do të mungojnë në përballjen e ditës së premte në Munih, pas lëndimeve që pësuan në fitoren 1:0 kundër Portugalisë.

Sidoqoftë, testet mjekësore treguan që lëndimet e tyre nuk janë serioze, por Martinez tregoi që dy nga lojtarët më të rëndësishëm të tij, shanset për tu rikuperuar deri në ditën e ndeshjes i kanë 50-50.

De Brujne pësoi një lëndim në nyjën e këmbës, kurse Hazard u detyrua të largohet nga loja në minutat e fundit të ndeshjes, pas një lëndimi në gju.

Dy mungesat e yjeve, do të jenë problem serioze për skuadrën e Roberto Martinezit, që përballet këtë të premte me Italinë.

LEXO EDHE:

Back to top button