Bredli: Duhet të jemi të kujdesshëm, FC Shkupi është i rrezikshëm

Skuadra e Shamrokut mbylli përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Shkupin, kur të martën në orën 21:00 do të takohet me skuadrën e FC Shkupit, Skuadra irlandeze, sipas trajnerit Stefen Bredli, nuk do të mbrojë epërsinë 3-1 nga ndeshja e parë, por do të kërkojnë fitoren në Shkup.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të dalim në fushë dhe të luajmë për të fituar. Ata kishin një deficit 2-0 dhe fituan 3-0 në raundin e dytë. E dijmë që kemi një ndeshje të vështirë dhe kjo është arsyeja pse mentaliteti ynë është i orientuar drejt fitores. Nuk kam dyshim se do të jenë shumë të rrezikshëm. E kam thënë edhe më parë, çdo skuadër që mund të luajë aq afër me Dinamo e Zagrebit është një skuadër e shkëlqyer dhe këtë e treguan në pjesën e dytë në Dublin. Ata e kontrolluan lojën për rreth 20 minuta, por ne ishim shumë më mirë në pjesën e parë”, tha trajneri i irlandezëve.

Kjo është një ndeshje e kthimit të turit të tretë në Ligën Europa. Nëse Shkupi anulon deficitin 1-3 nga ndeshja e parë dhe arrin të kalojë Shamrokun, ata do të luajnë në raundin play-off, para fazës së grupeve në Ligën Europa, kundër fituesit të përballjes në mes Karabakut dhe Ferencvaroshit. Nëse, megjithatë, eliminohet nga irlandezët, do të përballet me fituesin e Ballkanit nga Kosova dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.

LEXO EDHE:

Back to top button