Brexit u bë realitet, Britania e Madhe u nda nga Bashkimi Evropian

Nga dita e sotme Brexit u bë realiteti i ri, zyrtarisht Britania e Madhe u nda nga Bashkimi Evropian, për ta realizuar në këtë mënyrë vullnetin e britanikëve, të shprehur në referendumin e vitit 2016. Marrëdhënia e re midis Britanisë së Madhe dhe Unionit përcaktohet me Marrëveshjen e arritur një javë më parë, e cila mbrëmë kaloi në dy dhomat e Parlamentit britanik dhe u bë e plotëfuqishme me firmën e mbretëreshës, Elizabeta e Dytë.

“Po-të në të djathtë, 521. Jo-të në të majtë, 73.”

Kryeministri, Boris Xhonson tha se marrëveshja do ta ridefinojë marrëdhënien mes Britanisë dhe Unionit, por se dy palët do të mbeten mike edhe më tej.

Tani e shfrytëzojmë këtë moment për të krijuar një marrëdhënie të re fantastike me fqinjët tanë evropianë, bazuar në tregtinë e lirë dhe bashkëpunimin miqësor. E kemi bërë këtë për thuajse një vit, në pandemic dhe ia kemi dalë mbanë, duke iu rezistuar të gjitha thirrjeve për vonesë, pikërisht për shkak se krijimi i sigurisë për të ardhmen tonë ofron shansin më të mirë për ta mposhtur Covidin dhe për të qenë më të fuqishëm vitin e ardhshëm – tha Boris Xhonson, Kryeministër i Britanisë.

Deputetët u përplasën shkaku i kohës së shkurtër për debat mbi marrëveshjen e arritur mes Britanisë dhe BE-së, gjithsesi e votuan me arsyetimin se do të ishte më keq nëse Britania do ta lëshonte Unionin pa asnjë marrëveshje. Por mbetet edhe më tej pakënaqësia tek shumë shtete anëtare të BE-së. Së fundmi, ministri francez për çështje evropiane, Kliment Bon tha se me Brexitin, Britania e Madhe e dënon vetveten, duke theksuar se tani e tutje, Britania e Madhe do të ketë qasje në tregun evropian, por sipas kushteve të Unionit.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button