Sela: T’i japim një goditje përfundimtare Kovid-19

“Po hapim një kapitull të ri dhe po trokasim në dyert e Vitit të ri. 2021 duhet të jetë viti kur që në fillimit e saj duhet ti japim goditjen përfundimtare pandemisë me koronavirusin dhe të dalim fitimtarë dhe të ngadhënjejmë mbi këtë të keqe që i kanoset njerëzimit. 2021 do të duhet të uroj që të jetë viti në të cilin do të hapen dyert e shkollave, do të frymojnë klasat e nxënësve, viti kur të gjithë do ti presim fëmijët tanë që kthehen nga Shkolla të pajisur me dije dhe dituri dhe nuk do të bëhet improvizim të arsimit të kësaj çështje që është e rëndësishme për ne. 2021 urojmë që të jetë viti në të cilin kriza ekonomike do të zëvendësohet me zhvillim ekonomik dhe me hapjen e vendeve të reja të punës”, deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button