Britani e Madhe, një varkë me emigrantë mbytet në La Mansh

Britani e Madhe, një varkë me emigrantë mbytet në La Mansh

Një numër personash mendohet se kanë vdekur pasi një varkë e vogël emigrantësh u mbyt në orët e para të mëngjesit të sotëm në La Mansh, pranë Kentit në Britani të Madhe.

Autoritetet nuk i kanë konfirmuar ende viktimat, shkruan BBC.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi filloi nga autoritetet britanike, pas raportimeve për një incident rreth orës 03:40 GMT.

Rojat bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan për ndihmë.

Një anije peshkimi, e cila ishte gjithashtu në zonë, ndihmoi në shpëtim.

U përfshinë gjithashtu helikopterë të rojës bregdetare, HM nga Lydd dhe Lee on Solent.

Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u thirr pas raportimeve të incidentit dhe dërgoi ekuipazhe në Dover, Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Qeveria britanike tha se ishte në dijeni të incidentit.

LEXO EDHE:

Back to top button