Britania arreston “spiunin” e Putin

Britania arreston “spiunin” e Putin

Një shtetas rus u arrestua në aeroportin e Gatwick teksa tentoi të largohej nga vendi, pasi dyshohet se ishte një spiun i regjimit të Vladimir Putin.

Agjenti i dyshuar u ndalua teksa tentoi të hipte në një fluturim jashtë Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërgua në stacionin e policisë në Hammersmith.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të përbashkët të kryer nga njësia kundër terrorizmit SO15 e policia dhe organizata e kundërzbulimit dhe sigurimit të Britanisë, MI5 .

Policia refuzoi të jepte detaje mbi destinacionin ku do të shkonte spiuni rus përpara arrestimit të tij.

Ky aksion vjen në një kohë kur krerët e shërbimit sekret në Mbretërinë e Bashkuar janë në gatishmëri të shtuar për shkak të mundësive për sulme kibernetike pasi në fillim të këtij muaji u zbulua se hakerat rusë kishin tentuar të komprometonin pajisjet celulare të disa zyrtarëve ukrainas dhe evropianë.

LEXO EDHE:

Back to top button