Britania e Madhe po furnizon Ukrainën me raketa e antitank me rreze të shkurtër

Britania e Madhe po furnizon Ukrainën me raketa e antitank me rreze të shkurtër

Britania e Madhe po furnizon Ukrainën me raketa e antitank me rreze të shkurtër, në prag të konfliktit me Rusinë, pasi kjo e fundit grumbulloi rreth 100 mijë trupa në kufi.

Ben Wallace u tha deputetëve se një ekip i vogël trupash britanike do të dërgohej gjithashtu në Ukrainë për të ofruar trajnime.

Rusia mohon çdo plan pushtimi dhe akuzon Perëndimin për agresion. Dhjetëra trupa britanike kanë qenë në Ukrainë që nga viti 2015 për të ndihmuar në trajnimin e forcave të tyre të armatosura, dhe Britania e Madhe ka marrë gjithashtu një angazhim për të ndihmuar në rindërtimin e marinës së Ukrainës pas pushtimit rus të Krimesë në 2014.

Por Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar do të ofronte ndihmë shtesë për sigurinë në dritën e “sjelljes gjithnjë e më kërcënuese” të Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button