Britania e Madhe sanksione të reja kundër Rusisë

Britania e Madhe sanksione të reja kundër Rusisë

Britania e Madhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë.

Në kategorinë e njerëzve të prekur përfshet komisionerja ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova, e cila akuzohet për “transferimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas”.

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, është sanksionuar gjithashtu për mbështetjen dhe miratimin e tij të luftës në Ukrainë, raporton BBC.

“Ne po synojmë mundësuesit dhe autorët e luftës së Putinit, të cilët i kanë sjellë Ukrainës vuajtje të panumërta, duke përfshirë transferimin e detyruar dhe birësimin e fëmijëve”, u shpreh  Sekretarja e Jashtme Britanike, Liz Truss.

LEXO EDHE:

Back to top button