Britania pret Krishtlindjet dhe Vitin e Ri nën hijen e grevave

Britania pret Krishtlindjet dhe Vitin e Ri nën hijen e grevave

Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Britania po përballet me një valë të re grevash, të shkaktuara nga krizë e standardit të jetesës si pasojë e inflacionit dhe përkeqësimit të ekonomisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Si punëtorët e sindikalizuar, ashtu edhe ata josindikalë në gjithë Britaninë, hynë në grevë gjatë verës dhe me ndikimin negativ të Brexit-it, virusit COVID-19 dhe së fundmi luftës Rusi-Ukrainë, kriza e kostos së jetesës sapo është përkeqësuar, duke shkaktuar më shumë greva gjatë dimrit.

Stafi kufitar i Britanisë në aeroporte iu bashkua grevave sot, ndërsa qindra mijëra pasagjerë u paralajmëruan për ndërprerje të mundshme në ditët në vijim.

Greva, e cila do të zhvillohet nga e premtja në të hënë dhe përsëri nga e mërkura në të shtunë, do të kenë ndikim negativ në aeroportet Heathrow dhe Gatwick të Londrës, si dhe në aeroportet në Birmingham, Cardiff, Manchester dhe Glasgow.

Anëtarët e sindikatës më të madhe të hekurudhave në Mbretërinë e Bashkuar do të hyjnë gjithashtu në një grevë pasi kërkesa e tyre për rritje pagash u refuzua nga qeveria.

Protesta e punonjësve të hekurudhave që filloi në verë vazhdon ende, ku rreth 40.000 anëtarë të stafit në gjithë Rrjetin Hekurudhor pritet të mbajnë grevë nga ora 18:00 në prag të Krishtlindjeve, të shtunën, më 24 dhjetor, deri në orën 5:59 të mëngjesit me orën lokale të së martës.

Stafi i Postës Mbretërore (Royal Mail) do të organizojë gjithashtu grevë, duke përfshirë anëtarët e Sindikatës së Punëtorëve të Komunikimit të cilët mbledhin, renditin dhe dorëzojnë pako dhe letra.

Ndërkohë, Kolegji Mbretëror i Infermierisë njoftoi greva të mëtejshme nga infermierët në Angli më 18-19 janar, duke thënë: “Edhe një herë, ne ofruam bisedime. Edhe një herë ministrat refuzuan të mblidhen në tryezë. Edhe një herë stafi infermieror nuk ka zgjidhje tjetër”.

Udhëheqësit e sindikatave kanë paralajmëruar një “përshkallëzim të madh” të grevave të sektorit publik nëse pagat nuk përmirësohen.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Shërbimeve Publike dhe Tregtare, Mark Serwotka, tha sot në programin Today të BBC Radio 4: “Ne kemi një fond greve, që do të thotë se mund ta vazhdojmë këtë aksion pas Krishtlindjeve. Mandati i grevës është deri në maj – ne do ta mbështesim këtë veprim deri në maj dhe do të rivotojmë përsëri nëse duhet”.

LEXO EDHE:

Back to top button