Një delegacion i Kuvendit të Kosovës vizitë zyrtare në Turqi, ftohen investitorët në Kosovë

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës vizitë zyrtare në Turqi, ftohen investitorët në Kosovë

Një delegacion i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Turqi i kryesuar nga kryetari i grupit Enis Kervan ka zhvilluar një vizitë në Turqi.

Në njoftimin nga Dhoma e Tregtisë Ankara (ATO), kreu i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kosovë-Turqi, Enis Kervan si dhe delegacioni shoqërues kanë vizituar kreun e ATO-s, Gürsel Baran.

Baran, duke folur në takim, tha se Turqia dhe Kosova kanë lidhje historike dhe kulturore si dhe vlera të përbashkëta, duke theksuar se popujt e të dyja vendeve me qindra vite kanë jetuar së bashku në paqe dhe vëllazëri.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi shumëdimensional që do të sigurohet mes Türkiye-s dhe Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin dhe mirëqenien e Ballkanit

“Mes Turqisë dhe Kosovës zbatohen dispozitat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë që nga 1 shtator 2019. Por, nëse i shohim të dhënat, afërsia mes dy vendeve nuk është pasqyruar mjaftueshëm në shifrat e tregtisë dhe vërejmë se tregtia ka mbetur nën 1 miliard dollarë. Marrëdhëniet e afërta mes dy vendeve duhet t’i reflektojmë edhe në shifrat e tregtisë”, tha Baran.

Ai tha se në mesin e propozimeve gjatë takimit të tij me drejtuesit e lartë të THY-së, ka qenë edhe fluturimi direkt Ankara-Prishtinë, duke theksuar se një fluturim direkt mes Turqisë dhe Kosovës do të kishte zhvilluar edhe tregtinë.

Kervan tha se dëshirojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Prishtinës dhe i ftoi investitorët e kryeqyteti turq në Kosovë.

Ai propozoi një takim të përbashkët me pjesëmarrjen edhe të institucioneve shtetërore, dhomave të tregtisë dhe biznesmenëve.

Sipas tij, në Kosovë ka një boshllëk sa i përket sektorit të shëndetësisë, duke shtuar se Ankaraja me spitalet dhe institucionet shëndetësore është një qendër e rëndësishme në sektorin e shëndetësisë dhe se dëshirojnë të krijojnë kontakte lidhur me këtë sferë mes Kosovës dhe Ankarasë./AA

LEXO EDHE:

Back to top button