Bruklini marshon me dyshen Durant-Irving, fiton edhe Miami

Nuk ndalet rrugëtimi i ekipit të Bruklin Nets, që është skuadra më e mirë momentalisht në NBA. Nets korrën fitoren e 9-të radhazi, duke mundur 125-117 Klivlendon dhe ngjiten në vendin e tretë në Knferencën e Lindjes. Irving dhe Durant realizuan nga 32 pikë secili, duke bërë diferencën në fushë. Pas kohës shtesë fiton ekipi i Los Anxhelos Klipers, që mundi 142-131 Detroit jashtë fushe. Ndeshje spektakolare, ku për miqtë u dallua Poll Xhorxh me 32 pikë e 11 asiste.

Fiton edhe Miami, që mundi 113-110 Minnesota, sfidë ku diferencën e bëri stoli i ekipit nga Florida, nga ku erdhën 45 pikë. Nju Orlins ngjitet në vendin e dytë në Perëndim pas fitores 113-93 ndaj Indiana, duke rritur pretendimet. Sfidë ku për vendasit u dallua Marshall me 22 pikë.

Fitore të lehtë korri Houston, që mundi 133-118 Çikagon (Porter Jr.33 pikë), ndërsa Portland, falë 32 pikëve e 10 rebound të Grant, mundi 124-113 Sharlotin.

 

NBA – Rezultatet

Klivlend – Bruklin 117-125

Detroit – Klippers, 131-142

Miami – Minesota, 113-110

Çikago – Hjuston, 118-133

Nju Orlins – Indiana, 113-93

San Antonio – Juta Xhazz, 126-122

Portland – Sharlot, 124-113

LEXO EDHE:

Back to top button