Bruksel, përshkallëzohet protesta e fermerëve

Bruksel, përshkallëzohet protesta e fermerëve

Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Bruksel. Fermerët janë përplasur me policinë. Rreth 600 traktorë u vendosën rreth institucioneve të BE-së, teksa protestuesit kanë shkaktuar kaos duke i vënë zjarrin objekteve të ndryshme. Protestuesit bllokuan rrugët me mbetje plehu, kashtë dhe iu vendosën zjarrin gomave duke bërë të pamundur qarkullimin që të çon në qendër të Brukselit. Forcat e policisë u përgjigjën me ujë për të ndaluar fermerët dhe për të shuar zjarret. Po ashtu u vendosën barrikada me tela me gjemba për të ndaluar futjen e tyre brenda institucioneve. Kjo është protesta e radhës e fermerëve të pakënaqur ndërsa i gjithë muaji shkurt ka qenë i mbushur me tubime në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës. Kërkesat e fermerëve nga shteti në shtet janë të ndryshme, por çfarë i bënë të gjithë bashkë janë të ardhurat e pamjaftueshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button