Brukseli dhe Londra diskutime për negociatat mbi marrëdhënien tregtare post-Brexit

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian do të diskutojnë sot “formatin” e negociatave të tyre mbi marrëdhënien tregtare post-Brexit, aktualisht të bllokuara me rrezikun e një “no deal”, potencialisht shkatërrues për ekonomitë e tyre.

Dje, qeveria britanike theksoi se dëshironte arritjen e një marrëveshjeje tregtare post-Brexit me Bashkimin Europian, duke theksuar se topi ishte tashmë në fushën e europianëve.

“Vazhdoj të shpresoj se do të kemi një marrëveshje”, deklaroi ministri i Shtetit, Michael Gove për televizionin “Sky News”.

“Dëshiroj një marrëveshje, kam shumë dëshirë të arrihet, por për këtë duhet që të dy palët të bëjnë kompromise. Kjo nuk është ajo që BE po bën për momentin “, shtoi ai, duke vlerësuar se europianët nuk dukeshin” seriozë “në dëshirën e tyre për të patur sukses.

Tashmë të ngadalta, negociatat tregtare u vështirësuan, kur 27 vendet e BE-së të mbledhura në këshill kërkuan lëshime nga Londra, duke u shprehur se dëshirojnë të vazhdojnë bisedimet për të arritur në një marrëveshje të tregtisë së lirë para vitit të ardhshëm, atëherë kur rregullat europiane të mos aplikohen më.

Por, Londra refuzoi duke kushtëzuar vazhdimin e diskutimeve me një ndryshim themelor të qasjeve nga ana e europianëve.

Një zëdhënës i kryeministrit, Boris Johnson kishte nënvizuar se për britanikët, negociatat tregtare kishin përfunduar.

Kryenegociatori europian, Michel Barnier dhe homologu britanik, David Frost do të takohen sot për çështjen “format” të bisedimeve, sipas Komisionit Europian.

“Topi është në fushën e tij”, nënvizoi Michael Gove duke iu referuar negociatorit europian./ATSH/

LEXO EDHE:

Back to top button