Buckingham Palace publikoi një foto të pa parë ndonjëherë të mbretëreshës duke buzëqeshur

Sot do të varroset mbretëresha Elizabeth II dhe me këtë rast Pallati Buckingham publikoi një portret të paparë më parë, në të cilin mbretëresha buzëqesh.

Portreti është realizuar nga fotografi Ronald Makechny në maj, në funksion të jubileut të platinit, dhe mbretëresha ka pozuar në Kështjellën Windsor. Mbretëresha festoi jubileun e saj të platinit vetëm tre muaj para vdekjes së saj.

Funerali i saj do të bëhet sot dhe Princi Philip, i cili vdiq prillin e kaluar në moshën 99-vjeçare, do të zhvendoset nga Royal Vault nën kapelën, ku u varros përkohësisht, te gruaja e tij në Westminster Abbey.

LEXO EDHE:

Back to top button