Budapest: Sulm me thikë, vritet një polic

Budapest: Sulm me thikë, vritet një polic

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Budapest, pasi një polic ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Sipas policisë hungareze, një burrë i armatosur ka plagosur tre policë, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre. Sulmuesi po tentonte të hynte në një apartament në një pallat në kryeqytetin hungarez në momentin që policia mori njoftimin.

Teksa tre oficerët tentuan ta arrestonin, burri i goditi me thikë dhe u përpoq të arratisej.

Por kur ai doli në rrugë, një oficer i katërt e qëlloi në këmbë dhe e arrestoi.

LEXO EDHE:

Back to top button