Bujare Abazi dorëhiqet nga pozita e nënkryetares në Qytetin e Shkupit (Video)

Bujare Abazi dorëhiqet nga pozita e nënkryetares në Qytetin e Shkupit (Video)

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi ka dhënë dorëheqje nga posti. Sipas saj vendimi i Arsovskës për emërimin e drejtorëve, kuadër i BDI-së është Pazar në dëm të qytetarëve. Abazi tha se ASH-ja nuk pranon të jetë aty ku shkelen marrëveshjet. Në një reagim, Qyteti i Shkupit ka akuzuar Abazin se interesat partiake i ka vënë përpara interesave të qytetarëve.

“Në zgjedhjet e fundit lokale në Qytetin e Shkupit ne u zotuam se do të largojmë nga pushteti ata që dëmtuan, plaçkitën dhe përkeqësuan jetën e shkupjanëve. Por, kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka bërë dy shkelje skandaloze të marrëveshjes dhe zotimit që kemi dhënë para qytetarëve. Dje i gjithë opinioni ishin dëshmitarë se si Arsovska ju dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar rëndë shqiptarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti. Për këto dhe arsyet e përmendura në fillim, dua të njoftoj opinionin se sot jap dorëheqje nga posti i zëvendëskryetares së Qytetit të Shkupit dhe se udhëheqësia aktuale nuk do ta ketë mbështetjen tonë”, deklaroi Bujare Abazi, ASH./Alsat.mk

Pas dorëheqjes së Bujare Abazit, ASH mbetet pa asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button