Bujqit nga Hasanbegu, Haraçina e Straçinca duhet të presin ndryshimet në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim

Bujqit nga Hasanbegu, Haraçina e Straçinca të cilët ende nuk kanë marrë ndihmë për përmbytjet e vitit 2016, do të duhet të presin ndryshimet në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim. Në seancën e djeshme, Qeveria angazhoi Ministrinë e Bujqësisë që të paraqesë raport mbi dëmtimin e fermerëve nga viti 2016 deri në vitin 2019, i cili do t’u lejonte këtyre fermerëve të marrin ndihmë. Ministri i bujqësisë Arianit Hoxha nuk saktësoi për sa kohë do të hartohej ligji dhe kur fermerët mund të kompensohen. Fermerët kanë protestuar disa herë deri më tani sepse dëmet e pësuara për shkak të përmbytjeve, nuk janë mbuluar.

“Tani nuk po flasim për përcaktimin e dëmeve, por për mundësinë ligjore që Komisioni t’i shqyrtojë ato dëme dhe t’ia paraqesë Qeverisë bazuar në raport, dhe më tutje Qeveria të vendosë për përqindjen e kompensimit të dëmeve. Nuk po flasim për mungesë vullneti, por për mos- pasje të mundësisë ligjore”, deklaroi Arianit Hoxha- Ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

LEXO EDHE:

Back to top button