Bullgaria dërgon për herë të parë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Bullgaria dërgon për herë të parë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Bullgaria do të dërgojë për herë të parë  ndihmë ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Lista e armëve që Bullgaria do t’i dërgojë Ukrainës është e klasifikuar, por zyrtarët e qeverisë kanë thënë se Sofja do të dërgojë kryesisht armatime dhe municione.

Ministri i mbrojtjes Dimitar Stojanov tha se Bullgaria nuk mund  të dërgojë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore të prodhimit rus ose avionët luftarakë MIG-19 dhe SU-25, të cilat Kievi dëshiron.

“Ndihma është plotësisht në përputhje me prioritetet e Ukrainës, por ne nuk po dërgojmë sisteme S-300, as avionë MIG-29 apo SU-25”, tha Stojanov për Nova TV.

LEXO EDHE:

Back to top button