Bullgaria dhe Greqia firmosin interkonektorin e gazit, Pendarovski: Maqedonia e Veriut e gatshme për tu bërë pjesë e këtij projekti

Bullgaria dhe Greqia firmosin interkonektorin e gazit, Pendarovski: Maqedonia e Veriut e gatshme për tu bërë pjesë e këtij projekti

Gazetar: Adrian Kerimi

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e lëshimit të interkontektroit të gazit mes Bullgarisë dhe Greqisë tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të bëhet pjesë e këtij projekti.

“Që t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve tona, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e këtij projekti ndërlidhës. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në këtë drejtim. Që ta vëmë këtë në funksion të perspektivës më të gjerë dhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal, na duhet solidaritet urgjent nga Evropa”, tha Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti bullgar, Rumen Radev vlerëson se interkonektori i gazit Bullgari-Greqi do ta ndryshon pasqyrën e krizës energjike në Evropë në mënyrë drastike.

“Ky nuk është vetëm një projekt infrastrukturor por simbol i potencialit të rritur në rajonin tonë, bashkëpunimit të suksesshëm dhe ndërlidhjes sonë. Të gjitha këto kontribuojnë në zhvillimin tonë të vazhdueshëm, përmes realizimit të strategjisë së përbashkët Evropiane për energjie shpresëdhënëse, efektive dhe të sigurt”, tha Rumen Radev, President i Bullgarisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen tha se interkonektori i gazit Bullgari-Greqi ndryshon rregullat e lojës duke pretenduar në pavarësimin e vendeve të BE-së nga gazi rus.

“Evropa ka gjithçka që i nevojitet që të lirohet nga ndikimi rus dhe ai është vullneti politik. Kriza energjetike është serioze, por jam e sigurt se mund të përballemi me të, por kërkohet përgjigje serioze nga Evropa”, shtoi Ursula von der Layen, Presidente e Komisionit Evropian.

Lidhja e furnizimit me gaz mes Bullgarisë dhe Greqisë është i gjatë 182 kilometra, ndërsa mund të furnizon deri në 3 miliard kub gaz natyror në vit. Në rrjedhën e gazit natyror nga Azerbajxhani është parashikuar edhe lidhja e vendeve të Evropës qendrore dhe juglindore./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button