Bullgaria kërkon plotësimin e kushteve

Kryeministri bullgar Kiril Petkov nuk do ta vizitojë Shkupin, konfirmoi shefja e kabinetit të tij Lena Borislavova. Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha se nuk do të ketë takim sepse agjendat nuk përkojnë, ndërsa Borislavova në një intervistë për BNT tha se nuk do të ketë takim derisa Bullgaria të marrë një dokument nga pala maqedonase që mund të punohet në kuadër të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, shkruan Alsat.

“Nuk do të ketë vizitë së shpejti, sepse nuk kemi një dokument që të mund të punojmë në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Pra, siç konfirmoi dje pala maqedonase, konferenca ndërqeveritare shtyhet derisa të shohim hapat që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve dhe mirëkuptimit, të cilat tregojnë mbrojtje nga diskriminimi i pakicës etnike bullgare”, tha Lena Borislavova, kreu i kabinetit të Kiril Petov /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button