Orendi të vjetra, pranë kontejnerëve

Gazetar: Evi Shkopi

“Pothuajse çdo ditë punonjësit e Higjienës Komunale gjejnë pranë kontejnerëve mbetje të rënda. Qytetarët që rinovojnë shtëpitë e tyre, mobiljet e vjetra e kanë më të lehtë që nga shtëpia t’i vendosin pranë koshave edhe vendin nuk e kanë aty. Shpesh ata vendosin edhe brenda në kosha mbetje ndërtimi si tulla apo beton, kjo bën që shpesh gjatë mbledhjes së mbeturinave kamionët të dëmtohen”, raportoi gazetarja e Alsat, Evi Shkopi

Hedhja e mbeturinave të rënda dhe mbetjeve ndërtimore në hapësirat publike është shkelje e Ligjit për menaxhim me mbeturina. Edhe pse në ligjin në fjalë parashikohen gjobë nga 60 euro në kundërvlerë në denare, pothuajse në çdo lagje dhe për çdo ditë punonjësit e Higjienës Komunale përballen me këtë problem.

“Ndodh që të dëmtohen kamionët tanë gjatë pastrimit të kontenjerëve, ku shpesh brenda tyre hedhin edhe mbetje ndërtimore nga renovimet e apartamenteve të qytetarëve. Ne shpesh kemi apeluar deri tek qytetarët e Qyteti të Shkupit se në koshat që janë vendosur në hapësirat publik qofshi mbi apo nën tokësore, nuk guxon të hidhet asgjë tjetër përpos mbeturinave të përziera komunale.  Nuk duhet të hidhen as ato ndërtimore dhe as mbetjet e rënda”, tha Anamaria Brangjolica- NP ”Higjiena Komunale”

Ajo u apelon qytetarëve që mbetjet t’i dërgojnë në qendrat për selektim, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit që kjo ndërmarrje ka vënë në dispozicion (0800 222 33) dhe  punonjësit e Higjienës do të shkojnë t’i marrin mbetjet e rënda nga shtëpitë e qytetarëve  kundrejt një pagesës së caktuar.

“Ne plotësisht pa pagesë ofrojmë  këtë mundësi, që në qendrat tona për selektim  të cilat gjendet në Karposh dhe në Vardarishte, qytetarët nëse e sigurojnë vet transportin të mund t’i sjellin mbetjet e rënda. 03:07 Gjithashtu në më shumë lokacione në këto komuna kemi vendosur kontejnerë më të mëdhenj për mbledhje të mbetjeve të rënda. 03:22 Gjithashtu  Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale ofron edhe mundësinë që punonjësit të vijnë dhe të marrin mbetjet e rënda nga shtëpitë e qytetarëve”, tha Anamaria Brangjolica- NP ”Higjiena Komunale”

Nga Inspektorati i mjedisit kërkohet që të kryejnë më shumë inspektime që qytetarët të tregohen më të kujdesshëm se ku i hedhin mbeturinat e rënda apo ato ndërtimore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button