Kasami: Nuk do të këmbëngulim në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se nuk do të këmbëngulin në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe as të veprojnë në dëm të qytetarëve dhe shtetit, por do të kërkon mekanizma shtesë për kontrollin e korrupsionit të lartë në Qeveri. Kasami në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se koalicioni parazgjedhor me LSDM-në ka bërë që partia e tij të mendon dy herë nëse një koalicion të tillë do ta bën me një subjekt tjetër, përkatësisht VMRO-DPMNE-në, shkruan Alsat.

“Ne nuk do të hyjmë me kërkesën për zgjedhje dhe të krijojmë probleme shtesë për qytetarët dhe shtetin. Por kërkesa jonë deri tek faktori ndërkombëtarë është se patjetër duhet të kemi mekanizma shtesë për kontrollin e Qeverisë. Nëse konstatojmë situatën në Ballkan për shkak të luftës në Ukrainë nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, atëherë duhet patjetër të merremi vesh për mekanizma shtesë mbi kontrollin e Qeverisë që të mbrohemi nga korrupsioni i lartë. Përvoja me bashkëpunime formale para zgjedhjeve me LSDM-në na vendosë në pozicion të mendojmë dy herë për hapin e ardhshëm, në kuptimin nëse do të bëjmë ndonjë koalicion parazgjedhor kur diçka tjetër premtohet dhe diçka tjetër realizohet”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button