Bullgaria mbetet pa kryetar Kuvendi, deputetët shkarkuan Nikolla Minçevin nga funksioni
Bullgaria mbetet pa kryetar Kuvendi, deputetët shkarkuan Nikolla Minçevin nga funksioni

Me 125 vota për dhe 113 kundër, deputetët e Kuvendit të Bullgarisë shkarkuan Nikolla Minçevin nga posti i kryetarit të Kuvendit.
Për shkarkimin e tij votuan deputetët e GERB, “Lëvizja për të drejta dhe liri”, “Ka popull të tillë”, dhe “Rilindja”. Minçev pas votimit u drejtua nga foltorja e Kuvendit me konstatimin se tashmë do të ketë një shumicë të re.
“Kam hyrë në tempullin e shtetësisë bullgare dhe është nder i madh që isha i pari mes të barabartëve. Arsyeja e vërtetë për të kërkuar dorëheqjen time është gjithçka që qëndron pas votimit të mosbesimit javën e ardhshme. Ka një shumicë të re në sallën plenare,” tha Mnçev.