Bundesliga gjermane, ja ndeshjet e sotme

Bundesliga gjermane i rikthehet sot aksionit, ku në kuadër të xhiros së shtatë do të kemi disa ndeshje tejet interesante. Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes Borussia Dortmund e Augsburg, kurse në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe derbi mes Wolfsburg e Borussia Monchengladbach.

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara, tabelën e Bundesligas e kryeson Bayern Munich me gjithsej 16 pikë, tre më shumë se Bayer Leverkusen e Wolfsburg në pozitën e tretë, respektivisht katërt.

Në fund të tabelës gjenden Arminia Bielefeld dhe Bochum me nga katër pikë, dhe Greuther Furth që pas shtatë ndeshjeve ka arritur të arkëtojë vetëm një pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.

15:30 Borussia Dortmund – Augsburg (Stadiumi Signal Iduna Park)

15:30 Hertha Berlin – Freiburg (Stadiumi Olympiastadion)
15:30 Stuttgart – Hoffenheim (Stadiumi Mercedes-Benz Arena)
15:30 Wolfsburg – Borussia Monchengladbach (Stadiumi Volkswagen Arena)
18:30 RB Leipzig – Bochum (Stadiumi Red Bull Arena)

LEXO EDHE:

Back to top button