Zhvillohet sot derbi Manchester United-Everton

Me fillim nga ora 13:30 do të fillojë derbi i Premier Ligës angleze mes Manchester United dhe Everton, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë të sezonit të ri 2021/22. Në kuadër të xhiros së fundit, Manchester United rikthehet nga humbja me rezultat minimal 1:0 kundër Aston Villas, kurse Everton rikthehet nga fitorja 2:0 kundër Norwich, përcjell KosovaPress.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, “Djajtë e Kuq” pozicionohen në vendin e katërt në tabelë me 13 pikë, njëjtë sikurse kundërshtari i sotëm Evertoni që zë vendin e pestë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer nuk do të paraqiten Diallo, Maguire dhe Rashford, kurse trajneri Rafael Benitez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Calwert-Lewin, Coleman, Delph, Gomes dhe Richarlison. Formacionet e mundshme të Manchester United dhe Everton i gjeni më poshtë.

Manchester United (): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Varane, Shaw; Matic, Fred; Greenwood, Fernandes, Pogba; Ronaldo

Everton (4-4-1-1): Pickford; Godfrey, Mina, Keane, Digne; Townsend, Doucoure, Allan, Iwobi; Gray; Rondon
13:30 Manchester United – Everton (Stadiumi Old Trafford)

LEXO EDHE:

Back to top button