Burgoset studenti rus, arsyeja: Kodin e Wi-Fi-së e kishte ”Lavdi Ukrainës”

Burgoset studenti rus, arsyeja: Kodin e Wi-Fi-së e kishte ''Lavdi Ukrainës''

Një student rus në Universitetin Shtetëror të Moskës u dënua me 10 ditë burg pasi i vendosi rrjetit të tij wi-fi kodin “Lavdi Ukrainës”. Oleg Tarasov u dënua nga gjykata e kryeqytetit rus nën akuzën e shfaqjes së simboleve naziste dhe organizatave ekstremiste pasi “Lavdi Ukrainës” është thirrja e betejës e Forave të Armatosura të Kievit.

Më 6 mars, policia ruse zbuloi rrjetin “inkriminues” wi-fi brenda një konvikti të universitetit të Lomonosovsky Prospekt. Pasi identifikuan pronarin,  oficerët kontrolluan dhomën e tij.

Sipas ligjit rus, krimi i Tarasov është teknikisht një kundërvajtje administrative. Në rast shkeljeje të përsëritur, studenti mund të ndiqet penalisht.

LEXO EDHE:

Back to top button