Bush për vdekjen e Bob Dole: Ky njeri i mirë përfaqësonte vlerat më të mira amerikane

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-senatorit Bob Dole.

Ai tha se e gjithë familja e tij përfitoi nga miqësia me Dole, përfshirë edhe babain e tij, njofton Klankosova.tv.

“Laura W.Bush dhe unë jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të një atdhetari të madh, senatorit Bob Dole. Ky njeri i mirë përfaqësonte vlerat më të mira amerikane. Ai i mbrojti ato me uniformë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai i avancoi ato në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Dhe ai i jetoi si baba, bashkëshort dhe mik.” shkroi Bush në një postim në Facebook.

Tutje ai tha se bashkë me gruan e tij, Laura Bush, bashkohen me amerikanët në lutjet për Dole.

“Gjithmonë do ta kujtoj përshëndetjen e Bobit për babain tim të ndjerë në Capitol, dhe tani ne Bushes përshëndesim Bobin dhe falënderojmë për jetën e tij të shërbimit parimor.”

Ish-senatori, Bob Dole, ka ndërruar jetë dje në moshën 98 vjeçare. Ai ishte i diagnostifikuar me kancer në mushkëri në fazën 4.

LEXO EDHE:

Back to top button