Buxhetet e ndërmarrjeve komunale po zbrazen shkaku i faturave të larta të energjisë elektrike

Buxhetet e ndërmarrjeve komunale po zbrazen shkaku i faturave të larta të energjisë elektrike

Gazetar: Ile Petrevski

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski, do ta informojë Qeverinë për gjendjen alarmante me faturat e energjisë elektrike në ndërmarrjet publike. Ai sot nuk gjeti kohë të flasë para kamerës. Nga zyra e tij na njoftuan vetëm se janë në dijeni të likuiditetit të çrregulluar të ndërmarrjeve, dhe tani do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për problemin.

“Ne si ministri mund të përcjellim vetëm kërkesën e tyre. Ne si ministri nuk kemi fonde për këtë”, njoftojnë nga Ministria për Vetqeverisje Lokale.

Informatat që dje u dërguan nga Shoqata e Ndërmarrjeve Publike se mund të rritet çmimi i shërbimeve të tyre, revoltoi qytetarët. Thonë se askush nuk mendon më për to.

“Kostot janë të larta, shpenzimet janë edhe më të larta”. Zgjidhjen e shoh që ekonomikisht shteti apo qeveria të fokusohen te prodhimi dhe të kenë burime rezervë”.

“As durim, as shpëtim, as tolerancë, kaq. Vetëm për t’u marrë me diçka”.

KRRE-ja që drejton edhe me veprimtarinë e ujërave, thotë se shteti duhet të përpiqet të sigurojë energji elektrike më të lirë për ndërmarrjet publike, siç bën për sektorin privat. Ata shtojnë se nuk do të lejojnë rritje drastike të çmimit të ujit të pijshëm. Por shtojnë se vetë kompanitë është dashur të punojnë më shumë brenda vendit.

“Njerëzit thjesht nuk do të paguajnë. Nuk mundet nëse shpenzimi ka qenë 500 denarë, tani të jetë 1000, 1500 denarë ose 2000 denarë. Rritja shumë e lartë nuk është zgjidhje për problemin. Duhet të jemi të hapur dhe të themi se atje ka mbipunësim dhe këtu duhet të ndikohet në pjesën e efikasitetit”, u shpreh Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Nëse qeveria nuk u ndihmon 90 ndërmarrjeve publike komunale, atëherë ato do të shpallin falimentimin financiar. Kërkojnë nga shoqata e tyre që të paguajnë çmimin e energjisë elektrike njësoj si familjet dhe konsumatorët e vegjël ose të marrin ndihmë financiare nga shteti. Në të kundërt do të pasojë rritje drastike e faturave të ujit dhe të shërbimeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button