“Buxheti 2021”, opozita: Buxheti i planifikuar nuk do të sjellë zhvillim

Në debatin për propozim buxhetin e vitit të ardhshëm, ministri i financave Fatmir Besimi në komisionin amë në Kuvend tha para deputetëve se ky buxhet është zhvillimor dhe që ka prioritete të qarta siç janë shëndeti i qytetarëve, ekonomia dhe financat e shëndosha.

Qëllimi kryesor në periudhën afatmesme është përshpejtimi i rritjes ekonomike nga 2 në 2.5 % të PBV, në 4-6 % të rritjes mesatare vjetore në periudhën e ardhshme, njëkohësisht duke arritur konsolidim fiskal që të sigurohet rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse – tha Fatmir Besimi- Ministër i financave.

Por sipas opozitës, propozim- buxheti nuk është real dhe zhvillimor. I njëjti sipas tyre nuk parasheh investime specifike kapitale dhe të huaja, por vetëm plane partiake.

Për fat të keq, edhe para se të fillojë viti, duhet të konstatoj se kjo është gënjeshtra e parë ekonomike për 2021. Thoni, buxhet për stabilitet ekonomik dhe rritje të përshpejtuar, që bien ndesh njëra me tjetrën. Stabiliteti dhe rritja nuk janë njësoj, rritja në thelb do të thotë paqëndrueshmëri – deklaroi Bojan Stojanoski, deputet – VMRO-DPMNE.

Deputetët e opozitës dorëzuan 528 amendamente, 390 VMRO DPMNE-ja dhe 138 Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Debati i komisionit, sipas Rregullores, duhet të zgjasë dhjetë ditë, pas së cilës propozim- buxheti hyn në seancë plenare. Shteti planifikon të shpenzojë rreth 4 miliardë euro, por të mbledhë deri në 800 milion më pak. Diferenca do të mbulohet me huamarrje të re dhe me shitjen e ndërmarrjeve shtetërore.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button