Buxheti për vitin 2021 diskutohet në plenare

Propozim buxheti për vitin e ardhshëm u debatua nga deputetët në seancë plenare. Ministri i Financave Fatmir Besimi, në prezantimin e tij e prezantoi atë si një buxhet i cili siguron mjete për kujdes më të madh shëndetësor, para për të luftuar Kovid-19, transferime sociale dhe realizim më të madh të investimeve kapitale. Sipas planit vitin e ardhshëm shteti planifikon të shpenzojë mbi katër miliardë euro. Të ardhurat totale janë pozicionuar në 3.4 miliardë euro. Për deputetët e opozitës, buxheti për vitin 2021 nuk do të sjellë asgjë që u është premtuar qytetarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=jrB-UFphDeo&feature=youtu.be