“Buzëqesh” kampi francez, Rabio e Upamekano stërviten me ekipin

Lajme të mirë ditën e sotme, për teknikun Didie Deshamp dhe kampin francez, në virgjilje të ndeshjes gjysmë-finale ndaj Marokut.

Adrien Rabiot dhe Dayot Upamekano munguan ditën e djeshme në stërvitje, për shkak të gripit dhe dukej se do të humbisnin dhe gjysmëfinalen, por presidenti i Federatës Franceze së Futbollit, Noel Le Graet ka deklaruar të kundërtën.

“Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip apo ftohje është mirë këtë mëngjes. Të dy ka të ngjarë të jenë startues në fushë”, është shprehur Presidenti i FFF.

Ndërkohë 11 të përzgjedhurit nuk pritet të ndryshojnë me Llorisin në portë, Kounde, Varane, Upamekano dhe Teo Hernandez në mbrojtje, Tçouameni, Rabio, Dembele, Griezman e Mbape në mesfushë dhe në krye të sulmit do të jetë Olivie Zhiru.

LEXO EDHE:

Back to top button