Bytyqi: Shumë shpejt do të ketë pagë minimale prej 18.000 denarësh

Zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat la të kuptohet se rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë do të ndodhë së shpejti. Edhe pse nuk ka dashur të saktësojë se kur do të miratohet një vendim i tillë, ai ka thënë:

“Nuk do të përgjigjem me kohë sepse them se koha nuk është pararendëse nëse një masë do të jetë e realizueshme apo jo apo do të jetë e qëndrueshme apo jo, por dialogu është ai që përcakton se kur duhet të ndodhë kjo. Por se do të ndodhë që të kemi pagë minimale prej 18 mijë denarëve, kjo do të ndodhë shpejt”, tha Bytyqi.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button