“Çair 2030” dënohet me 10 ndeshje pa publikë dhe 190 mijë denar!

Komisari i garave pran Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Aleksandar Milojeviq, dënoi skuadrën e basketbollit “Çair 2030”, me 10 ndeshje pa prezencën e publikut dhe 190 mijë denarë për incidentin në sfidën me Rabotniçkit, e cila u ndërpre, për shkak të sulmit fizik të një tifozi ndaj basketbollistëve mysafirë.

Kur kanë mbetur edhe 13 javë deri në fund të sezonit në Superligën e Maqedonisë, skuadra e “Çair 2030”, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt dhe 3 të “PLAY OUT”-it, do t’i zhvillojë pa prezencën e publikut.

Ndërkohë Arbin Rushiti nga “Çair 2030” dhe Erik Notixh nga “Rabotniçki” janë dënuar me nga 10 mijë denar, si iniciator të incidentit. Ndërkohë ndeshja e ndërprerë regjistrohet me fitore zyrtare të Rabotniçkit, ndërsa “Çair 2030” nuk merr asnjë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button