Çair, ky është rezultati nga raundi i parë zgjedhorë
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve ka përfunduar përpunimin e votave në gjithsej 86 vendvotime në Komunën e Çairit. Sipas rezultatit aktual, në Çair më tepër vota ka kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, respektivisht 13.020 vota, ose 48.87 për qind të votave. I dyti renditet Bekim Sali nga ASH-AAA, me 36,97 për qind të votave, gjegjësisht me 9.849 vota të fituara. Sipas rezulatateve, Komuna e Çairit shkon në balotazh më 31 tetor.







