Çair, vandalizohet tabela me emrin e Parkut Ukraina

Çair, vandalizohet tabela me emrin e Parkut Ukraina

Persona të panjohur kanë vandalizuar tabelën e Parkut Ukraina që Komuan e Çairit e promovoi javë më parë bashkë me Ambasadën e Ukrainës në vend. Rasti është denoncuar në polici. Nga Komuna e Çairit kërkojnë që rasti të zbardhet sa më shpejtë dhe aktorët të marrin dënimin e merituar.

“Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabelës me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në territorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal. Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqesore siç është Parku Ukraina, që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend. Rastin në fjalë ne tanimë e kemi denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojmë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar”, thuhet në reagimin e kreut të Çairit, Visar Ganiu.

LEXO EDHE:

Back to top button