Mbyllet sezoni për Ferrarin, Vaseur: Punojmë për vitin tjetër  

Pas garës zhgënjyese në Silverstoun (Angli) te “kokëkuqja” konfirmojnë se janë përqendruar tek e ardhmja, për të ndërtuar një makinë kompetitive për vitin 2024.

Ai që ka folur për mediat është drejtori sportiv i Ferrari, Frederik Vaseur.

“Duke parë edhe rregullat e reja të buxhetit, që nuk duhet kaluar një limit i caktuar, nuk është e thjeshtë që të bëjmë shumë hapa përpara këtë kampionat. Për pasojë, ne jemi duke punuar që tani për projektin e vitit 2024 dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Ndaj, duhet adaptuar makina e këtij sezoni me projektin e vitit tjetër dhe, sipas mendimit tim, kemi bërë disa hapa përpara në këtë drejtim”, u shpreh më tej Vaseur.

Ferrari nuk ka arritur të fitojë asnjë garë këtë sezon të Formula 1 dhe për momentin është forca e katërt në kampionat. Në garën e fundit, pilotët e “kokëkuqes” u renditën në vendet 9-10, duke qenë larg kreut. Për pasojë, skuadra ka vendosur të përgatitet për një të ardhme më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button