Caktohet data e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter

Caktohet data e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter

Data e gjykimit në mes të Elon Musk dhe Twitter sapo u bë pullike nga një gjykatës.

Burri më i pasur në botë dhe kompania e rrjetit social do të shkojnë në seance gjyqësore për 5 ditë në mes datave 17 dhe 21 tetor 2022.

Gjyqi do të mbahet në Gjykatën Civile në Delaware, raporton The Independent.

Twitter po mundohet që ta detyrojë miliarderin që ta mbajë premtimin e blerjes së kompanisë për çmimin e 43.3 miliardë eurove.

Kompania dëshironte që gjyqi me miliarderin të fillonte sa më shpejtë që është e mundur, e cila do të përkonte me muajin shtator të këtij viti, ndërsa Musk dëshironte që gjyqi të fillonte në shkurt 2023.

Nga Twitter thonë se largimi i Musk nga marrëveshja do të ishte e gabuar dhe e pavlefshme, duke pretenduar se ai beson se ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit mbi kontratat të Delaware, është i lirë që të ndryshojë mendjen, të bëjë kompaninë të pavlefshme, të ndërpresë operacionet e saj, ta shkatërrojë vlerën e aksionarëve, dhe pastaj të largohen.

Twitter e paditi Musk-in më herët gjatë muajit, me argumentin se miliarderi i teknologjisë është ligjërisht i detyruar që të përfundojë blerjen pavarësisht pretendimeve se numri i llogarive “robotë” në platformë ishte keqinterpretuar ndaj shefit ekzekutiv të Tesla dhe për këtë arsye ai ka të drejtë që të largohet nga marrëveshja e blerjes. 

LEXO EDHE:

Back to top button