Çantë e dyshimtë përballë ambasadës iraniane në Tiranë
E përditësuar:
Një çantë shpine e gjetur nga një punonjës policie, rreth orës 09:15, në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, ngriti ‘në këmbë’ policinë. Pasi shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere për veprime të metejshme, rezultoi se çanta ishte bosh.
“Çanta e konstatuar në rrugën “Mustafa Matohiti” nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh”, njofton policia.
Një çantë e dyshimtë është gjetur mëngjesin e së martës në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, që njihet më së shumti si rruga e Berishës pasi në atë zonë banon ish-kryeministri Sali Berisha. Euronews raporton se policia ka rrethuar zonën, përballë ambasadës iraniane dhe ka njoftuar forcat xheniere. Pritet të ndërhyhet me shpërthimit të kontrolluar për të parë nëse bëhet fjalë për lëndë plasëse, apo është vetëm një çantë shpine e harruar nga dikush.








